Vushtrria – Flamurtari “luftojnë” për Superligë
23 maj 2018
| 11:33
Sot (e mërkurë) në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas do të zhvillohet ndeshja e barazhit në mes të Vushtrrisë dhe Flamurtarit.
Vushtrria, pas një sezoni të mirë në Ligën e Parë, synon të rikthehet në elitë, por për të bërë një gjë të tillë duhet ta mposhtë skuadrën e Flamurtarit, e cili një vit më parë ishte inkuadruar në Vala Superligë. Ndeshja do të zhvillohet nga ora 16:00.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)