Vushtrria mbetet pa ujë të pijshëm

21 shkurt 2025 | 07:53

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka njoftuar se si pasojë e shpërthimit të gypit kryesor, i gjithë qyteti i Vushtrrisë dhe fshatrat deri në Grace kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijshëm.

Në njoftim thuhet se poashtu edhe Dobërlluka dhe Smrekonica janë pa ujë, derisa ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit po bëjnë përpjekje për të ofruar një zgjidhje të përkohshme për sonte, përcjell Klankosova.tv.

Si pasojë e shpërthimit të gypit kryesor 700 mm në daljen e Vushtrrisë, pranë “EMONA”-s, i gjithë qyteti i Vushtrrisë, si dhe fshatrat deri në Grace, kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijes. Po ashtu, edhe Dobërlluka dhe Smrekonica janë pa ujë”.

“Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit janë në vendngjarje dhe po bëjnë përpjekje për të ofruar një zgjidhje të përkohshme për këtë natë. Puna kryesore për sanimin e gypit, i cili ndodhet në thellësi prej rreth 4 metrash nën sipërfaqen e tokës, pritet të fillojë nesër”, thuhet tutje në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në dhjetëshet e partive politike me kandidatët për deputetë nga…