Vushtrria me mision Superligën, rikthen Zabergjën dhe Eminin

07 janar 2022 | 16:57

Ish-kampionia e Kosovës në futboll, Vushtrria është duke bërë gara në Ligën e Parë, por synim i këtij klubi është rikthimi në Superligë. Për të arritur këtë mision, drejtuesit e klubit kanë kthyer dy futbollist të dëshmuar që e ndihmuan klubin të shpallet kampion, Dior Zabergja dhe Leart Emini

Skuadra e Vushtrrisë ka filluar përgatitjet për sezonin pranveror. I pranishëm në përgatitjen e parë ishte kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, i shoqëruar nga nënkryetari Shpëtim Zhegrova dhe drejtoresha për Kulturë Rini dhe Sport, Medina Bunjaku. Kryetari u zotua se si komunë do të jenë pranë klubit në realizimin e objektivave. Gjithashtu në këtë takim u diskutua edhe gjendja infrastrukturore e stadiumit me objektet përcjellëse të saj, që sipas kryetari shumë shpejtë do të dalin me plan konkretë për

rregullimin e infrastrukturës brenda stadiumit. Klubi vushtrrias nuk ka humbur kohë dhe ka filluar edhe me përfrcime, duk rikthyer dy futbollistë që mbi supe barin përvojë të madhe, Dior Zabergja dhe Leart Emini.

“Dior Zabergja dhe Leart Emini si bashkëlojtarë nga KF Arbëria kanë vendosur që gjysmestinorin pranveror të rikthehen në Vushtrri, në sfidën për rikthimin në Superligën e Kosovës, ne klubin ku kanë shkruar historinë në sezonin 2013/2014 duke fituar titullin kampion. Tashmë kur kemi hyrë në 100 vjetorin e klubit, është ndjenjë e jashtëzakonshme rikthimi i Gladiatorëve që janë dëshmuar me angazhim dhe sukses! Ne i dëshirojmë suksese në paraqitjet e tyre dhe atë që secili prej nesh e pret Rikthimin në Superligën e Kosovës!”, thuhet në njoftimin e Vushtrrisë. Vushtrria sezonin vjeshtor e ka mbylli në pozitën e parë të Grupit B. Kjo skuadër grumbullojë plotë 26 pikë, një pikë më shumë se skuadra e dytë në tabelë, Ferizaj.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Situata me furnizimin me energji elektrike në vend aktualisht është…