Vushtrria mirëpret “Takimet e poeteshave shqiptare” – Pjesëmarrës ishin 21 poetesha

01 nëntor 2024 | 18:06

Në Vushtrri është mbajtur edicioni i 42-të tradicional mbarëshqiptar i poezisë “Takimet e poeteshave shqiptare”, i cili ka mbledhur poeteshat nga të gjitha trojet shqiptare.

Në hapje të manifestimit garues, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka folur se si ky festival tradicional i poezisë është mbajtur për dekada të tëra nëpër periudha të vështira.

“Poezia si një formë e gjinisë letrare në qytetin e Vushtrrisë ka një orgjinë të lashte dhe është unike sepse mbledh poeteshat nga të gjitha trojet shqiptare. Dikur thurja e vargjeve ishte e ndaluara edhe pse mesazhi përcillte mesazhin e paqes dhe se ky popull duhet te çlirohet një ditë. Vargjet u thurën edhe në këngë edhe ishte frymëzim për gjenerata dhe breza për Kosovën që sot është e pavarur dhe e lirë”, ka thënë Idrizi.

Poetja, Sala Jashari ka thënë se gratë të cilat tregojnë dashurinë përmes poezisë janë gratë më të fuqishme për te zbuluar plagët e tyre.

“Takimet e poetesha shqiptare nga takime po te vrojtosh me kujdes sheh vargje që burojnë nga shpirtra që derdhin dashuri. Kur them se ato e kanë fuqinë që të ndryshojnë sepse mbi të gjitha poetet tona shqiptare janë edhe nëna. Nëna është më  gjëja më e fortë njerëzore. Pa dyshim që është një vlere e pazëvendësueshme, guximin për ta zbuluar plagën e tyre dhe ëndrrat. Janë pikërisht këto momente qe na kujton që poezia nuk është vetëm fjalë”, ka thënë Jashari.

Në këtë eveniment kulturor-artistik, pjesëmarrës ishin 21 poetesha të cilat recituan poezitë e tyre dhe u vlerësuan nga një juri profesionale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trendi i largimit të ushtarëve nga Forca e Sigurisë së…