Vushtrria mposht Lirinë, Superliga edhe me afër

21 maj 2022 | 18:39

Skuadra e Vushtrrisë ka shtuar shpresat për kalim në Superligë, pasi mposhti Lirinë në penalti, pasi koha e rregullt dhe vazhdimet nuk përcaktuan fituesin.

Liria kaloi e para në epërsi në pjesën e parë, por që vushtrriasit barazuan rezultatin në fillim të pjesës së dytë.

Pas shkuarjes në vazhdime, Vushtrria tundi rrjetën e Lirisë, por që goli u anuluan pas rishikimit në VAR, me gjyqtarin që vendosi se kishte ndërhyrje të palejueshme.

Tani Vushtrria do të luajë javën e ardhshme me ekipin që përfundon i teti në Superligë, për të siguruar kalimin në ligën më interesante në vend.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Nait Hasani Shteti serb e mendoi, e planifikoi dhe…