Vushtrria mposhti kampionin vjeshtor
02 dhjetor 2019
| 15:02
Skuadra e Vushtrrisë e ka mbyllur sezonin vjeshtor me fitore, pasi sot e mposhti me rezultat 1-0 Ballkanin.
Në pjesën e parë rastet më të mira për suharekasit nuk i shfrytëzuan Baftiu dhe Magani, derisa për Vushtrrinë golin e vetëm e shënoi Bashkim Shala nga penalltia. Ballkani nuk arriti të barazon rezultatin as në pjesën e dytë dhe ndeshja përfundoi me rezultat 1-0.
Skuadra nga Suhareka edhe përkundër humbjes është kampione vjeshtore, derisa në anën tjetër Vushtrria e përfundon këtë sezonin në vendin e parafundit me 15 pikë.
/Epoka e re/