Vushtrria mposhti Llapin

08 dhjetor 2024 | 22:56

Vushtrria e ka fituar ndeshjen më interesante të xhiros së 12-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Të dielën në palestrën “Jeton Tërstena – Tota”, Vushtrria mposhti Llapin me rezultat bindës, 39:29.

Erkan Abazxhiku ishte më efikasi te vushtrriasit me dhjetë gola. Nëntë i realizoi Egzon Ademi e tetë i kishte Muhamet Hyseni. Nga shtatë gola për llapjanët i realizuan Blerton Hasani e Ardi Halili.

Me katër gola ndeshjen e përfundoi Enis Rexhepi. Me fitore Vushtrria doli në vendin e pestë me tetë pikë, sa i ka edhe Vjosa në vendin e gjashtë dhe Llapi në të shtatin. Po të dielën, Besa Famgas fitoi ndaj Vjosës në Shtime me rezultat 42:25.

Jon Vokshi u shqua te pejanët me 12 gola. Tetë i kishte Olsi Mulaj. Festim Mustafa i kishte 12 gola për Vjosën, kurse Erblin Qerimi e Stefan Kocharov i realizuan nga katër. Besa Famgas është e dyta me 18 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti i ka sulmuar sërish mediat sot, edhe…