Vushtrria mposhti Prishtinën, siguron kualifikimin në finale
16 maj 2019
| 10:54
Hendbollistet e Vushtrrisë do të luajnë në finale të “play-off”-it të Superligës së Kosovës.
Finalen ndaj Istogut, Vushtrria e siguroi të mërkurën me fitoren 24:22 ndaj Prishtinës, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve. Pas pjesës së parë rezultati ishte 12:11 për vushtrriaset. Ishte kjo fitorja e dytë e Vushtrrisë në gjysmëfinale, pas asaj të arritur të shtunën në Vushtrri me rezultat 26:19. Kështu Vushtrria me dy fitore kalon në finale. Vushtrria përfundoi stinorin e rregullt në vend të dytë, ndërsa Prishtina në të tretin.
Më efikasja te Vushtrria ishte Avdiu me 6 gola, ndërsa Kelmendi realizoi 5 gola. Sefedini e Berisha shënuan nga 4 gola për Prishtinën.