Vushtrria organizon shtatë ditë festë për mërgimtarët

23 korrik 2018 | 15:26

 Të hënën kanë filluar Ditët e Diasporës në Komunën e Vushtrrisë. “Nga sot e deri më 29 korrik, ky institucion lokal do të organizojë ngjarje të shumta, për nder të bashkatdhetarëve”, është thënë në njoftimin e Komunës së Vushtrrisë.

Gjatë këtyre ditëve, do të ketë ekspozita, filma, orë letrarë e muzikë, në Kalanë e qytetit, dhe aktivitete me karakter sportiv e argëtues, si streetball e pingpong, në sheshin kryesor të qytetit. “Ditët e diasporës – Ju jeni pjesë e atdheut”, përmbyllen me një koncert të madh me valle, në Bajgorë.

Këto aktivitete janë bërë tradicionale, pasi komuna e Vushtrrisë ka disa vite që i organizon ato, gjatë verës.

/Epoka e re/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, me bashkëpunëtorë ka…