Vushtrria përforcohet me sulmuesin e Lirisë
12 korrik 2019
| 15:45
Skuadra e Vushtrrisë që e fitoi statuesin e anëtarit të Superligës është përforcuar me sulmuesin nga Rahoveci, Qëndrim Gashi.
24-vjeçari ishte pjesë e KF Lirisë së Prizrenit dhe pjesë e grupmoshave të Përfaqësueses së Kosovës që nga U17, U19 dhe U21, kurse me skuadrën e Vushtrrisë ka nënshkruar kontratë një vjeçare.
“Serioziteti i drejtueseve te klubit dhe puna që benë trajneri Bekim Shotani, duke shtuar edhe qytetin e Vushtrrisë që jeton për futboll më kanë shtyre që sivjet të jem pjesë e Vushtrrisë”, ka thënë Gashi.
/Epoka e re/