Vushtrria përforcohet me Tahirin dhe Chibuezen
01 shkurt 2023
| 11:02
Skuadra e Vushtrrisë është përforcuar me dy futbollistë. Bëhet fjalë për Hysen Tahirin dhe Henry Chibuezen.
“FC Vushtrria njofton se ka arritur marrëveshje me sulmuesit Hysen Tahiri dhe Henry Chibueze gjatë kësaj periudhe të mbetur të kampionatit. Tahiri ishte pjesë e KF Drenica ndërsa Chibueze vjen nga KF Dukagjini e këtë sezon do t’i mbrojnë ngjyrat e FC Vushtrria”, thuhet në njoftimin në klubit vushtrrias.
FC Vushtrria është pjesë e Ligës së Parë të Kosovës në futboll.