Vushtrria pret kandidatin për kryeministër, Kadri Veselin
Kryetari i Degës së PDK-së në Vushtrri, njëherësh kandidat për deputet nga lista zgjedhore e kësaj partie, Kurtan Kajtazi, nëpërmjet një njoftimi për media i ka ftuar qytetarët e simpatizantët dhe mbështetësit e “Dekadës së Re” në takimin përmbyllës të fushatës së Partisë Demokratike që do të mbahet të enjten, me fillim nga ora 19:30, në Palestrën e Sporteve në Vushtrri.
Postimi i plotë i Kajtazit:
Qytetarë të nderuar, ju njoftojmë se takimi përmbyllës i fushatës parazgjedhore i Partisë Demokratike të Kosovës për Komunën e Vushtrrisë do të mbahet më datë 03. 10. 2019 në orën 19.30 në Palestrën Sportive “Jeton Tërstena” në Vushtrri.
I pranishëm në këtë eveniment do të jetë edhe kryetari i PDK-së, z. Kadri Veseli.
Ejani që t’i tregojmë si e mbështesin vushtrriasit!
Kandidatë për deputetë në listën zgjedhore të PDK-së nga Vushtrria janë:
1. Bajran Mulaku, nr. 32
2. Kurtan Kajtazi, nr. 50
3. Xhevahire Izmaku, nr. 51
4. Shpëtim Zhegrova, nr. 52