Vushtrria prezanton Gavazajn dhe 4 brazilianët

23 gusht 2019 | 16:26

FC Vushtrria ka prezantuar mesfushorin Alush Gavazaj dhe katër futbollistët nga Brazili.

Bëhet fjalë për  Matheus de Paulan (sulmues 24-vjeçar), Leonardo De Freitas Soares (mesfushor 23-vjeçar), Vgor Vinicius (anësor 27-vjeçar) dhe Ian Augusto (mesfushor ofansiv 23-vjeçar).

“Si çdo klub edhe ne kemi pasur nevojë për përforcime, sidomos në këtë kohë kur Superliga është në valën më të mëdha të punës dhe kampionatit. Dihet që pas luftës, kjo do të jetë në Superligë më e fuqishme dhe më ndryshe prej tjera kampionateve. Ne kemi mbledhur gjenerata të reja, prej moshës 18 deri 22, gjeneratë që është në perspektivë dhe presim prej tyre që për një kohë të shkurtër të shpërthejmë. Në anën tjetër, ne kemi parë që klubi ka nevojë për përforcime andaj kemi kthyer disa lojtarë të Vushtrrisë prej klubeve tjera”, ka thënë Bekim Shotani, trajner i Vushtrrisë.

/Epoka e re/

 

 

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtari Justin Bieber dhe modelja Hailey Baldwin do të martohen…