Vushtrria proteston për rastin e nxënëses nga Drenasi
13 shkurt 2019
| 16:26
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, i shoqëruar nga bashkëshortja Igballja dhe me bashkëpunëtorët të tij, i janë bashkuar të mërkurën protestës së nxënësve të shkollave të mesme të të kësaj komune, për rastin e nxënëses nga Drenasi, që dyshohet se është keqpërdorur seksualisht ngga një mësues dhe një polic.
Në këtë protestë kanë marrë pjesë nxënësit e gjimnazit “Eqrem Çabej”, ata të Shkollës së Mesme Teknike “Lutfi Musiqi” dhe nxënësit e Shkollës së Mesme Profesionale “Bahri Haxha”.
Protesta lidhur me rastin e Drenasit ka pasur edhe në Prishtinë, Drenas, Ferizaj dhe së fundmi në Vushtrri.