Vushtrria shijon pikën e parë në Superligë
25 gusht 2019
| 19:01
Skuadra e Vushtrrisë ka shijuar pikën e parë në Superligë falë barazimit ndaj Trepçës ’89 (1-1).
Skuadra nga Mitrovica kaloi e para në epërsi me golin e shënuar nga Ardian Muja (17’), por vendasit barazuan nëpërmjet Jasmin Raboshta (31’). Vendasit patën rast të mirë të kalojnë në epërsi në pjesën e parë, por Daut Maxhuni dështoi nga penalltia.
/Epoka e re/