Vushtrria shpall gjendje emergjente pas reshjeve të shiut

21 nëntor 2022 | 08:46

Komuna e Vushtrrisë ka shpallur gjendjen emergjente pas reshjeve të shiut, ka njoftuar kryetari Ferit Idrizi.

Ai ka treguar se është krijuar edhe ekipi emergjent dhe janë lëshuar pesë numra kontaktues për qytetarët në rast se kanë nevojë.

Idrizi tha se nata ishte më e qetë, edhe pse deri në orën 2 të mëngjesit ishin në terren duke inspektuar dhe intervenuar në vendet e vërshuara.

Idrizi tha se më të prekurat janë arat dhe fushat e bujqve, kurse dëmet e tyre do të vlerësohen pas ndaljes së shiut.

Ai tha se, për fat të mirë, nuk ka pasur nevojë të evakuohet asnjë familje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Monika Stafa Nëntori vjen gjithmonë i lagësht në Tiranë.…