Vushtrria shpallet komuna më transparente në prokurim për vitin 2018

28 mars 2019 | 16:42

Demokraci Plus (D+) ka publikuar raportin e dytë të vlerësimit gjashtëmujor mbi prokurimin publik në nivel komunal për periudhën janar-korrik 2018, duke u fokusuar në pesë komuna: Gjakovë, Gjilan, Pejë, Prishtinë, dhe Vushtrri.

Ky raport krahasues ka analizuar performancën e këtyre komunave në efektivitetin e prokurimit, integritetin, transparencën dhe cilësinë e shërbimeve që u ofrohen qytetarëve. Raporti i Demokracisë Plus ka vlerësuar performancën e komunave përmes një numri indikatorësh, si: “zbatimin e ligjit”, “praktikat e mira”, “zbatimin e rekomandimeve nga institucionet mbikëqyrëse”, “transparencën”, “konkurrencën” dhe “përfshirjen qytetare”.

Bazuar në këtë analizë, Demokraci Plus ka gjetur që Komuna e Vushtrrisë, Prishtinës dhe Pejës janë performuesit më të mirë gjatë gjysmës së parë të vitit 2018. Sipas këtij raporti, Komuna e Vushtrrisë është shpallur si komuna më transparente në prokurim gjatë vitit 2018.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në…