Vushtrriasi kërkon nga qeveria t’ia mundësojë ta bëjë mbiemrin ‘Çaji’

05 korrik 2021 | 11:24

Adnan Ademi nga Vushtrria, i njohur në publik si “Adnan Çaji” pas deklaratës së tij disa vjet më parë se i pi 70 çaja në ditë, ka kërkuar nga qeveria t’ia mundësojë ta bëjë mbiemrin “Çaji”.

Në një intervistë në “Klan Kosova”, Ademi ka thënë se nuk është dëshirë e tij e madhe të ndryshojë mbiemrin pasi Ademi i pëlqen, por për shkak të popullit dhe fëmijëve që e identifikojnë si “Adnan Çaji”.

“Kisha pas qef të më ndihmojë qeveria ta bëj mbiemrin ‘Çaji’”, ka thënë ai.

Ndër të tjera, Ademi ka thënë se që 13 vjet është konsumues i rregullt i çajit dhe se 3-4 herë në ditë e përvëlon atë në shtëpi.

“Gjithçka është për mua çaji. Ky më bëri ky që jam sot”, ka thënë Ademi.

Nëse nuk e dini, vushtrriasi punon me gjelbërim dhe zbukuron kopshte,  madje ai ka treguar në emisionin e mëngjesit se ndihmon nevojtarët, por nuk i bën publike.

“Qysh më ka ndihmuar mua dikush edhe unë tash i ndihmoj. Kushdo që ka nevojë mund të ma japë numrin e telefonit dhe gjithmonë jam i gatshëm, çdo herë, pa marrë parasysh ku”, është shprehur Ademi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjashtë fshatra të Komunës së Gjakovës kanë mbetur pa ujë…