VV del e para në Mitrovicë, PDK e dyta

10 shkurt 2025 | 10:55

Kryetari i VV-së në Mitrovicë, Armend Muja, është treguar i suksesshëm në drejtimin e degës së tij.

Pas ardhjes së tij, ai kishte bërë një riorganizim të madh, i cili solli fitoren e VV-së në Mitrovicë.

VV mbrëmë doli e para në Mitrovicë me 56.23%, PDK e dyta me 30.81%, LDK e treta me 6.31%, Koalicioni për Familjen 3.37%.

Ky rezultat vjen pas numërimit të 89.5% të votave, ose 94 nga 105 vendvotimeve.

Vetë Muja, përmes një postimi, ka shkruar për fitoren e VV-së

“Mitrovicë bindshëm, VETËVENDOSJE!”, ka shkruar Muja

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kancelar i partisë kristiandemokrate Friedrich Merz u përball…