VV e PDK udhëheqin seancën konstituive, kush është deputeti më i vjetër dhe më i ri?

15 mars 2021 | 20:44

22 marsi është caktuar si data kur do të konstituohet Kuvendi me përbërjen e re të dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit të këtij viti. Seanca konstituive është ftuar për të hënën e 22 marsit nga u.d. Presidentit Vjosa Osmani.

Në njoftimin për media, Osmani ka theksuar se përgatitjet për mbajtjen e seancës konstituive do të kryhen konform procedurave në fuqi, shkruan Reporteri.net.

Por kush do ta udhëheqë seancën e parë kur do të konstituohet përbërja e re e legjislaturës së VII të Kuvendit?

Rregullorja e Kuvendit të Kosovës ka sqaruar se kush e kryeson seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Në nenin 9 pika 1 të kësaj Rregullore thuhet se punimet e mbledhjes konstituive e udhëheq deputeti më i vjetër i legjislaturës i ndihmuar nga deputeti më i ri sipas moshës. Kjo udhëheqje parashihet të vazhdoj deri në zgjedhjen e Kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

Në rast se ata mungojnë ose refuzojnë kryesimin e mbledhjes, atëherë angazhohen deputetët të cilët sipas moshës vijnë menjëherë pas tyre.

Rregullorja e ka paraparë edhe atë se çfarë duhet të bëj deputeti më i vjetër e më i ri gjatë udhëheqjes së seancës konstituive.

Në të njëjtin nen, por në pikën 3, thuhet se pas hapjes së mbledhjes dhe paraqitjes së rendit të ditës, kryesuesi i mbledhjes kërkon nga partitë e përfaqësuara në Kuvend ta caktojnë nga një përfaqësues në Komisionin e përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organi më i lartë i partisë, mblidhet për herë të…