
VV flet për suksese, qytetarët për skandale – Reagime të shumta ndaj videos propaganduese për Qeverinë Kurti
Një video e Lëvizjes Vetëvendosje, ku përmenden të bëmat e Qeverisë Kurti II, ka nxitur reagime të shumta. Përveç që u hodhën poshtë nga opozita, këto pretendime u kundërshtuan edhe nga qytetarët, shkruan Periskopi.
Në video flitet për të arritura në diplomaci, financa, siguri e deri tek ekonomia e shëndetësia.
Sipas VV-së janë siguruar edhe helikopterë, e janë arritur suksese në rrugën drejtë BE-së nga të cilat vazhdojmë të jemi ende nën sanksione.
Por të shumta ishin komentet në të cilat qytetarët e kanë kundërshtuar VV’në duke vënë në pah skandalet e shumta të kësaj Qeverie.
Të shpeshta ishin komentet në të cilat qytetarët kanë pyetur se për cilin vend po bëhet fjalë.
Madje sipas disa qytetarëve e gjitha kjo video është bërë me regjinë e Dejona Mihalit, e cila ishte e përfshirë në shumë biseda që u publikuan nga mediat për skandalet që lidhen me keqpërdorimet në KEK.
Përveç kësaj në komente vërehen edhe kritikat e qytetarëve për prishjen e raporteve me ShBA-të.