VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme për shkarkimin e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Prishtinës

22 shkurt 2024 | 12:12

Lëvizja Vetëvendosje në një konference për media ka thirrur seancë të jashtëzakonshme për të martën e 27 shkurtit, me një pikë të vetme të rendit të ditës, shkarkimin e Kryesuesit Komunal të Prishtinës, Pëllumb Bajçinovci.

Gëzim Sveçla, shef i asamblistëve të VV-së, ka thënë se si rezultat i mjegullës politike të krijuar nga LDK dhe PDK, Kuvendi Komunal është bllokuar që dy muaj.

“Lëvizja Vetëvendosje Si rezultat i kësaj mjegulle politike, të krijuar nga subjektet që deri më 8 shkurt bashkëqeverisjen në Prishtinë, Kuvendi Komunal është i bllokuar qe dy muaj. Nuk ka mbledhje, nuk mbahen, nuk ka shumicë parlamentare, nuk ka diskutim e trajtim të problemeve të qytetarëve. Fajtorë janë dy subjektet LDK-PDK, të cilat i kishte bashkuar interesi në fillim të vitit 2022 kur u bashkuan për të qeverisur në Prishtinë. I ndau poashtu interesi, edhe pse nuk jemi të sigurt nëse kjo ndarje është përfundimtare”, tha ai.

Tutje ai ka theksuar se nuk bëhen pjesë e koalicioneve me subjekte që sipas tij e kanë shndërruar Prishtinën në qytetet të pajtueshëm.

“Ndarje e ribashkime mes LDK-së dhe PDK-së kemi parë gjithmonë prej se ekzistojnë në skenën politike. Ne nuk bëjmë pjesë e asnjë koalicioni me subjekte që e kanë shndërruar Prishtinën në qytet të pajtueshëm e me probleme të shumta, pra jo me LDK-në, jo me PDK-në. Për gjendjen e krijuar në Prishtinë këto subjekte me mendësi klienteliste do ta marrin përgjigjen e merituar nga qytetari i Prishtinës”, tha Sveçla.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas Ligës së Kampionëve, sonte do të rikthehen ndeshjet e…