Basha: Po na shitni përralla, me qenë vërtetë të shqetësuar i kishit vënë masa Serbisë e jo Kosovës

17 gusht 2023 | 22:22

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka reaguar pas dorëheqjes së tre serbëve nga Policia e Kosovës.

Duke iu drejtuar shefit të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, dhe disa ambasadorëve që reaguan pas dorëheqjes, Basha ka thënë se të njëjtit po shesin përralla.

“Shefi i EULEX-it dhe plotë ambasadorë paskan reagu duke thanë që jemi duke i përcjellë me shqetësim dorëheqjet e fundit të 3 serbëve të Kosovës të saporekrutuar!Po na shitni përralla për besë, sepse me qenë vërtetë të shqetësum i kishi vë masa Serbisë, e jo Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Avdi F. Smajljaj Klasa politike, pozitë e opozitë -…