E akuzoi për përfshirje në vrasje, Pacolli i përgjigjet ministrit: Nëse Spec-i i paska listat, le t’i tregoj Prokurorisë

17 nëntor 2024 | 21:14

Ministri i Bujqësisë Faton Peci pasi i dolën shumë skandale brenda digasterit ku udhëheq, sic duket u tërbua keq.

Përveç LDK e PDK të cilët i quajti kriminela e horra, nuk kurseu as atë liderin e AKR-së, Behgjet Pacollit.

Me anë të një shkrimi në ‘Facebook’, Peci tha se emrin e Pacollit e ka parë në “dosjen e vrasjes së njërit prej heronjve më të shquar të historisë së Kosovës”.

Ndaj kësaj akuze, Periskopi ka mar reagimin e Pacollit.

Ai në një përgjigje të shkurt për Periskopin tha se nëse ka informata për këtë ministri, atë t’i tregoj prokurorisë.

Derisa prokurorët nuk kanë një gjë të tillë, sipas tij duke e quajtur ministrin ‘spec’ po pretendon s’e i ka listat.

“T’i tregon  prokurorisë që nuk i paskan këto fakte , t’ju tregon se si unë jam mar me vrasje dhe se prokurorit perëndimorë që 40 vite nuk kanë qenë të aftë të më zbulojnë, e ky far Spec-e i paska listat!!!!”, u shpreh ai për Periskopin.

Krejt kjo nisi, pasi ky i fundit këshilloi ministrin që mos të reagoj emocionalisht nëse në skandalet që iu zbuluan s’ka gisht.

Kujtojmë se, ministria e Pecit ia dha 100 mijë euro subvencion Blerim Pacollit, vëllaut të deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacollit, dhe atë kompaninë e hapi/regjistroi vetëm katër ditë para se ta gëzojë shpërblesën ministrore.

Por nuk mjaftoi me kaq, kjo ministri i dha grant edhe 100 mijë të tjera për këshilltarin e Pecit, Naim Huruglica, për të cilin Periskopi ka raportuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Besa Ismaili, ish deputete e Kuvendit të Kosovës Kryeministri…