
Burri që vdiq në aksidentin në Keqekollë, ishte ish-ushtar i UÇK-së
27 qershor 2024
| 21:25
Personi që vdiq në aksidentin e sotëm në Keqekollë të Prishtinës, ishte Bashkim Canolli, ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Për vdekjen e tij bënë të ditur familjarët e të afërmit e të ndjerit.
Ndërkaq nga aksidenti mes autobusit dhe një veture, la të lënduar 14 persona, të cilët janë liruar pas tretmanit mjekësor në QKUK.