Haxhiu: Qeveritarët e vonuar nuk mund të hyjnë në histori me dinar te Serbisë!
Rregullorja e BQK-së për ndalimin e dinarit në Kosovë hyri në fuqi më 1 shkurt, duke shkaktuar reagime të menjëhershme nga komuniteti ndërkombëtar, i cili kërkon pezullimin e vendimit.
Ambasadorët e QUINT-it kanë kërkuar që Kosova të shtyjë zbatimin e rregullores së BQK-së për të siguruar një periudhë tranzicioni të mjaftueshme dhe komunikim efektiv me publikun.
Jeffrey Hovenier, ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, gjithashtu ka insistuar në shtyrjen e zbatimit të kësaj rregulloreje, pas takimit me kryeministrin Kurti.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, në një intervistë për “Gazeta Blic”, shprehu qëndrimin e tij në lidhje me këtë çështje. Ai argumentoi se përdorimi i dinarit të Serbisë në Kosovë është një kauzë e humbur për qeveritarët e vonuar, duke shtuar se nuk mund të bëhen pjesë e historisë duke mbështetur valutën serbe.
“Krejt lajmet tjera për dinarin janë për konsum ditor dhe populizëm politik.Qeveriarët e vonuar në histori po kërkojnë kauza farse por duhet ta kuptojnë se nuk mund të hyjnë në histori me dinar te Serbisë!” deklaroi Haxhiu për “Gazeta Blic”.