“Wagneri” i afrohet Polonisë, forcat polake e “shqetësojnë” Rusinë
20 korrik 2023
| 19:03
Forcat e Polonisë përgjatë kufirit me Bjellorusinë është një “shkak për t’u shqetësuar”, thotë Kremlini.
Vendi i NATO-s filloi dislokimin e më shumë se 1 000 trupave dhe pajisjeve ushtarake në lindje në fillim të këtij muaji pasi mercenarët rusë Wagner u zhvendosën në Bjellorusi, shkruan Sky News.
“Sigurisht që është një shkak për shqetësim. Agresiviteti i Polonisë është realitet”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
“Një qëndrim i tillë armiqësor ndaj Bjellorusisë dhe Federatës Ruse kërkon vëmendje të shtuar nga ana jonë”, shtoi ai.
Sot gjatë ditës ministria bjelloruse e Mbrojtjes tha se luftëtarët e Wagnerit kishin filluar t’i stërvitnin forcat speciale në një poligon ushtarak vetëm disa milje larg kufirit me Poloninë.