Wagneri kërkoi ushtarë në faqe pornografike, themeluesi: Ide e shkëlqyer marketingu
Grupi i mercenarëve Wagner, i cili është duke zhvilluar luftime të ashpra me ushtrinë ukrainase në jug të Ukrainës, është vënë në kërkim të rekrutëve të rinj dhe për këtë qëllim po shfrytëzon të gjitha mjetet e komunikimit për të arritur synimet e tij.
Sipas të dhënave më të fundit, një reklamë e Wagner tashmë është shfaqur në një prej faqeve më të mëdha me përmbajtje për të rritur, ku iu kërkohet të rinjve, përmes një femre, të bashkohen me “ushtrinë më të mirë private në botë”.
Ata që vizitojnë këtë faqe nga Rusia, pa përdorur VPN apo programe që bllokojnë shfaqjen e reklamave, mund të shohin një video të Wagner-it që bën thirrje për shikuesit që të aplikojnë.
Kjo reklamë konfirmohet dhe nga vetë krijuesi i Wagner, Yevgeny Prigozhin i cili e cilëson një ide shumë të mirë marketingu.
Javët e fundit, trupat e Wagner bashkë më forcat ruse, janë përshirë në luftime të ashpra për të marrë kontrollin e qytetit lindor ukrainas të Bahmutit. Prigozhin madje akuzoi drejtuesit e ushtrisë ruse se nuk po ndihmojnë në furnizimin me armë ndërkohë që u angazhua se nuk do të rekrutojë më të burgosur.