Wagnerit ‘i premtohet municion’ pas kërcënimit për tërheqje nga Bakhmuti

07 maj 2023 | 14:48

Shefi i grupit Wagner ka bërë me dije se Moska ka rënë dakord me kërkesat e tij për më shumë municion, disa ditë pasi ka kërcënuar se do të tërhiqte njerëzit e tij nga Bakhmuti.

Të enjten, Yevgeny Prigozhin,  ka sulmuar partnerët e tij rusë, teksa të  nesërmen ai ka thënë se luftëtarët e Wagnerit do të largoheshin nga Bakhmuti deri më 10 maj.

Por gjatë ditës së sotme, Prigozhin ka thënë se Moska kishte rënë dakord të siguronte furnizimet “të nevojshme për të vazhduar luftën” në qytet.

Kthesa e dukshme e Prigozhinit nuk është një surprizë e madhe. Ai është një kërkues publiciteti që nuk i ka realizuar kërcënimet e mëparshme, raporton “BBC”.

Trupat ruse dhe luftëtarët nga Wagneri, një kompani private ushtarake, janë përpjekur të marrin kontrollin e Bakhmutit për muaj të tërë – pavarësisht nga vlera e tij e dyshimtë strategjike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka përkujtuar 24-vjetorin e…