Waldow, MVP i javës në Superligë

29 nëntor 2022 | 17:09

Xhiroja e 12-të në Prince Caffe Superligën e Kosovës ka dhuruar shumë ndeshje interesante.

Derbi i xhiros është zhvilluar mes Trepçës dhe Pejës, ku pejanët triumfuan me një tre pikësh në sekondën e fundit nga Rodney Purvis. Basketbollisti më i mirë i ndeshjes ishte qendra e verdhezinjëve, Brad Waldow, që e mbylli ndeshjen me dyshifror të dyfishtë, 22 pikë, 16 kërcime dhe një asistim. Ndërsa Purvis që shënoi pikët vendimtare, në përgjithësi kishte 14 pikë, pesë kërcime dhe katër asistime.

Ndeshje dramatike u zhvillua ndërmjet Vëllaznimit dhe Golden Eagle Yllit, ku kampionët triumfuan gjithashtu në sekondat e fundit. Te Ylli më i miri ishte Bashir Ahmed me 27 pikë dhe pesë kërcime, ndërsa te Vëllaznimi më i miri ishte Damonte Dodd me 21 pikë, 17 kërcime dhe tri asistime.

Ponte Prizreni shënoi fitore të vlefshme ndaj Rahovecit, ndërsa statistikat më të mira i kishte qendra Urim Zenelaj me 20 pikë, 14 kërcime dhe katër asistime.

Top pesëshja

Brad Waldow (Peja) 22 pikë, 16 kërcime, 1 asistim
Damonte Dodd (Vëllaznimi) 21 pikë, 17 kërcime, 3 asistime
Urim Zenelaj (Ponte Prizreni) 20 pikë, 14 kërcime, 4 asistime
Bashir Ahmed (Golden Eagle Ylli) 27 pikë, 5 kërcime
Rodney Purvis (Peja) 14 pikë, 5 kërcime, 4 asistime

 

Mund të jetë një imazh i 2 persona, top dhe teksti

 

 

Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe teksti që thotë "PRINCE CAFFE SUPERLIGA 사대대대 BRAD WALDOW rop 5 PIKë 22 KERCIME 16 ASISTIM 1 DAMONTE DODD PIKë 21 KERCIME 17 ASISTIME 3 URIM ZENELAJ PIKE 20 KERCIME 14 ASISTIME 4 BASHIR AHMED PIKë 27 KERCIME 5 ASISTIME / RODNEY PURVIS PIKë 14 KERCIME 5 ASISTIME 4 12 KOSOVA UNH"

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e Grupit…