Walid Hamidi zëvendëson Rrahmanin te Ballkani
11 gusht 2023
| 11:21
Kampionia në fuqi e Kosovës, Ballkani e ka transferuar sulmuesin Walid Hamidi, i cili ishte pjesë e Shkupit që nga viti 2021, ai në sezonin e kaluar ka shënuar 5 gola në 27 paraqitje me klubin nga Maqedonia e Veriut.
Algjeriani shkon aty pas largimit të Albion Rrahmanit i cili është transferuar te Rapidi i Bukureshtit.
“Të dashur tifozë, kemi kënaqësinë t’u njoftojmë se kemi arritur marrëveshje me FC Shkupin, për transferimin e sulmuesit algjerian, Ëalid Hamidi. Futbollistit i dëshirojmë suksese në fanellën e kampionit të Kosovës, drejt arritjes së objektivave tona të përbashkëta. Na priftë e mbara”, thuhet në njoftim e klubit nga Suhareka.