“Walker i transmetoi botës atë që pa e përjetoi, të vërtetën që ajo duhet ta dinte”
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim ish-shefin e misionit të OSBE-së në vendin tonë ambasadorin amerikan, William Walker.
Konjufca ka theksuar se historia e udhëtimit të tij, veçanërisht dëshmia për masakrën e Raçakut ishte kyç në shtyrjen e NATO-s për të nisur fushatën e saj të bombardimeve kundër Jugosllavisë.
“Është një kënaqësi e madhe për mua sa herë që takohem me ish-shefin e misionit të OSBE-së në vendin tonë, mikun e madh të Kosovës, ambasadorin amerikan William Walker. Z. Walker, pa ju trembur syri i pati thënë Millosheviqit të vërtetën në sy dhe i transmetoi botës atë që pa e përjetoi, të vërtetën që ajo duhet ta dinte, në kohën kur Kosova po digjej flakë, e populli i pafajshëm vritej e masakrohej brutalisht ditë e natë. Historia e udhëtimit të tij, veçanërisht dëshmia për masakrën e Raçakut ishte kyç në shtyrjen e NATO-s për të nisur fushatën e saj të bombardimeve kundër Jugosllavisë”, ka deklaruar Konjufca, duke shtuar se sot bashkë me Walkerin e kujtuan një pjesë të së kaluarës.
“Diskutuam edhe për të arriturat në vend dhe zhvillimet aktuale në vend, rajon e botë. Mirënjohës gjithmonë për z. Walker”, ka theksuar Konjfuca.