Walker kujton masakrën e Reçakut: I tregova botës se Serbia ishte përgjegjëse
Ish-shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Wiliam Walker, i cili kishte sensibilizuar opinion ndërkombëtar për Masakrën e Reçakut, ka thënë se nuk ka qenë e vështirë për të që të deklarojë atë që kishte parë mëngjesin e 15 janarit të vitit 1999 ku 45 civilë të pafajshëm ishin marrë nga fshati, burra, djem të rijnë dhe nën kërcënimet e armëve të armatës së Serbisë i patën vrarë mizorisht.
Walker ka thënë se i kishte treguar botës se çfarë pa dhe kush mendonte se ishte përgjegjës për Masakrën.
“Pyeta se ku është Reçaku dhe çka ka ndodhur aty. Krejt rastësisht u vendos që të vijë dhe pashë atë që pashë dhe pasdite tregova atë që kam parë, çka kam interpretuar dhe kush ka qenë përgjegjës për të. Nuk ka qenë e vështirë për të deklaruar për atë që pash në mëngjes, që 45 civilë të pafajshëm u morën nga fshati burra edhe djem të rijnë, nën kërcënimet e armëve të armatës së Serbisë dhe u vranë. Ishte e qartë se çka ndodhi aty dhe kjo ishte e vërteta për këdo që ishte me mua aty në mëngjes. Unë i tregova botës atë pasdite se çka pashë dhe kush mendoj se kush ishte përgjegjës”, ka thënë ai në akademinë përkujtimore kushtuar kësaj masakre.
Walker ka thënë se 26 vjet më pas ka dal një libër, me përshkrimin e asaj dite që ka ndodhur masakra.