Walker nga Reçaku: Do të isha krenar po të varrosesha këtu
Ish-shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, që pati cilësuar Masakrën në Reçak si krim kundër njerëzimit, 26 vjet pas ka mbajtur një fjalim në ceremoninë përkujtimore të kësaj masakre.
Walker ka thënë se dje është pyetur nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe para një jave nga kryeministri Albin Kurti nëse do të donte të bëhej shtetas i Kosovës.
“Siç mund ta imagjinoni, përgjigja ime në atë pyetje do të ishte; Po, sigurisht. Me këtë në mendje, kam një ndjenjë që herën tjetër që do të më shihni në Reçak, mund të jem në një kuti dhe do të isha krenar që të varrosesha në fshatin Reçak”, ka thënë Walker.
Gjatë homazheve në Reçak, Walker ka theksuar se çdo vit mbetet i mahnitur nga numri i njerëzve që e vizitojnë Reçakun.