Walker nga Reçaku: Njerëzit këtu nuk kanë vdekur ta shohin Kosovën ku është tani
15 janar 2018
| 11:13
Ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë, gjatë kohës së luftës, William Walker, ka qëndruar në fshatin Reçak të Shtimes, për të përkujtuar masakrën e Reçakut në 19-vjetorin e saj.
Ai ka thënë për “Klan Kosova” se sa herë shkon aty, ndjehet sikur më 1999, kur kishte shkuar për së afërmi për të parë gjenocidin që ishte bërë ndaj shqiptarëve nga forcat serbe.
“Sa herë që vijë këtu, ndjehem gjithmonë njëjtë. Gjithmonë është ftohtë dhe gjithmonë kujtoj me aq dhembje të masakruarit këtu”, ka thënë Walker.
“Është dëshpëruese, pasi këta njerëz nuk e kanë dhënë jetën e tyre për të parë Kosovën, aty ku është tash”, ka deklaruar Walker.