Walkeri: Masakrën e Reçakut s’mund ta mohojë askush, as Vuçiqi
Ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker, i cili që po qëndron në Kosovë në 21-vjetorin e masakrës së Reçakut, ka thënë se gjenocidi që ka ndodhur në këtë fshat nuk mund të mohohet nga askush.
Walker u quajt ambasador i mbrojtjes të së vërtetës për atë së çfarë ka ndodhur në Reçak. “Unë nuk jam sot këtu për ta dëshmuar se Reçaku ka ndodhur. Bota e kupton që Reçaku ka ndodhur. Kur njerëzit më pyesin se pse Vuçiqi thotë se Reçaku nuk ka ndodhur, unë them se po i dëgjoj fjalët e Millosheviqit edhe njëherë. Reçaku ka ndodhur dhe bota ka dëgjuar për këtë masakër”, ka deklaruar ai në konferencën e organizuar nga Republikanët e Kosovës (REK) të quajtur “Reçaku nuk është gënjeshtër”.
Me këtë rast Walker ka theksuar se masakra që ka ndodhur në Reçak nuk mund të mohohet as nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq e as nga askush tjetër.