Walkeri takohet me Kurtin, kërkon që të formohet qeveria
14 janar 2020
| 12:33
Ish-shefi i OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka takuar sot kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, në selinë e këtij subjekti politik.
Ai i ka thënë Kurtit të ngutet dhe ta bëjë qeverinë sa më parë.
“Kanë kaluar 100 ditë që nga mbajtja e zgjedhjeve të 6 tetorit dhe duhet të formohet koalicioni qeverisës”, është shprehur ai.
Walker po qëndron në Kosovë në përvjetorin e 21-të të masakrës së Reçakut e cila ndodhi më 15 janar 1999.