Walkeri: Vuçiqi e di çfarë ka ndodhur në Reçak

10 tetor 2020 | 14:21

Ish-kreu i Misionit të OSBE-së në Kosovë, diplomati amerikan William Walker, duke komentuar deklaratat e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ai (Vuçiq) flet të pavërteta lidhur me masakrën e Reçakut dhe se Kosova kurrë më nuk do të jetë pjesë e Serbisë.

Walker, në një intervistë për BBC në serbisht, tha se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ende e përmend atë me informacion të pasaktë, të cilin Vuçiq e di se nuk është e vërtetë, “sepse ai e di se çfarë ka ndodhur në Kosovë dhe Reçak”, dhe shton se kjo e irriton atë.

Diplomati amerikan nuk ka dyshim për të ardhmen e rajonit.

“Unë mendoj se Kosova nuk do të jetë më kurrë pjesë e Serbisë, qytetarët e Kosovës kanë përjetuar gjëra të vështira nën regjimin e Milosheviqit…”, ka thënë William Walker.

https://www.bbc.com/serbian/lat/balkan-54380988

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot ka ndërruar jetë profesori veteran nga Peja, Ali Dreshaj.…