
‘Wanda Metropolitano’, nikoqire e finales së Ligës së Kampionëve më 2027
19 mars 2025
| 17:03
Stadiumi i Atletico Madridit, Wanda Metropolitano do të jetë skena e ngjarjes më të madhe të futbollit evropian në vitin 2027, pra e finales së Ligës së Kampionëve.
Lajmi është raportuar nga “Partidazo Cope” dhe tashmë ka ndezur entuziazmin e tifozëve anembanë botës.
Stadiumi Metropolitano, që njihet për kapacitetin dhe infrastrukturën e tij moderne, ka qenë më parë mikpritës i finales së famshme të vitit 2019 midis Liverpoolit dhe Tottenhamit.