E ndarë prej dy muajsh nga Mauro Icardi, Wanda Nara, ka folur edhe një herë për fundin e historisë së saj të trazuar.
Që nga fundi i shtatorit të këtij viti, yjet e famshëm thuhet se jetojnë të ndarë.
Pas disa episodeve të jetës së tyre private të postuara në rrjete sociale, çifti besohet se përfunduan në rrugë të ndryshme.
Modelja shpjegoi gjerësisht dy javë më parë se përse kishte marrë këtë vendim, ndërsa Mauro ende duket se po kërkon një ndryshim.
Biondja së fundmi u ka dhënë mundësi fansave të pyesin më shumë përmes opsionit pyetje-përgjigje në rrjete sociale.
“Përse nuk thua që jeni pajtuar”, ka qenë pyetja që iu parashtrua nga një ndjekës.
Dhe Nara nuk kaloi pa një përgjigje teksa shtoi: “Sepse do të gënjeja. U përpoqa sepse ndjeja se një lidhje kaq e gjatë meritonte një shans të dytë, por nuk funksionoi”.
Superylli me këtë ka lënë të nënkuptohet se nuk është pajtuar me Icardin, pavarësisht përpjekjeve dhe pushimeve që kaluan bashkë në ishujt Maldive.