Wanda Nara nxit imagjinatën me pozat e nxehta në të brendshme
Wanda Nara ka pozuar vetëm me të brendshme teksa ka mahnitur fansat me postimin e saj të fundit në Instagram.
Argjentinasi, 36 vjeç, ka krijuar një bazë të madhe fansash në rrjetet sociale, me 16.5 milionë ndjekës ajo numëron vetëm në Instagram.
Pozat e saj të fundit të zjarrta i bënë fansat ta vërshonin me komente të shumta teksa ajo shtrihej në shtrat e veshur me të brendshme me ngjyrë të zezë.
Me një makijazh të lehtë dhe flokët lëshuar sipër, Wanda dukej në formë të jashtëzakonshme.
Wanda u nda me bashkëshortin Mauro Icardi pas tetë vitesh martesë në fund të vitit të kaluar.
Sulmuesi edhe gruan e tij u arratisë në Maldive në një përpjekje për të shpëtuar marrëdhënien e tyre, por kjo nuk funksioni.
“Udhëtimi në Maldive? Ishte një përpjekje ekstreme. Natyrisht, pas kaq shumë vitesh keni plane dhe ëndrra dhe doni t’i realizoni ato”, tha Wanda.
“Por ne ishim distancuar tashmë, nuk ka të bëjë fare me rikthimin bashkë. Kur paqja përfundon në një lidhje, gjërat nuk më funksionojnë. Është e vërtetë, Mauro nuk dëshiron të ndahet, por e vërteta është se që nga tetori kam vendosur të distancohem”, shtoi ajo.
Pasi fillimisht u nda me gruan e tij vitin e kaluar, Icardi u tha se ishte në lidhje me një aktore turke, disa javë pasi Wanda u pa duke u puthur me reperin L-Gante.
Krahas modelimit të saj, Wanda ka punuar edhe si prezantuese televizive. Ajo ka qenë nikoqire e “Masterchef” në Argjentinës, duke vazhduar më pas karrierën e saj në showbiz.