
Wanda Nara: PSG-ja, opsioni më i mirë për Icardin
06 shtator 2019
| 21:12
Gruaja dhe agjentja e Mauro Icardit, Wanda Nara, pretendon se Paris Saint-Germain ishte opsioni më i mirë për sulmuesin e Interit.
Wanda ka vazhduar me deklaratat e saj në lidhje me destinacionin e burrit të saj, Icardit.
“PSG-ja ishte opsioni më i mirë për Mauron dhe për këtë arsye ne e pranuam atë. Megjithëse do të jenë më sfidues, ata janë deri tani një klub i madh që e bëjnë familjen tonë krenare”, ka thënë fillimisht Wanda.