Wanda në “zi” për Icardin, por sërish seksi! (Foto)
31 mars 2019
| 17:16
Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, nuk e ka grumbulluar partnerin e saj për sfidën me Lazion, edhe pse Maurito Icardi prej disa ditësh po stërvitet me grupin.
Menanxherja dhe bashkëshortja e futbollistit, Wanda Nara, e ka larguar mërzitjen për vendimin e Spallettit, duke postuar disa foto provokuese në llogarinë e vet në “Instagram”.
Këtë herë ajo është shfaqur më e mbuluar se zakonisht, madje me një kostum të zi, sikur kërkon të japë një mesazh.
Gjithashtu në orët e fundit ka postuar edhe një fotot ku shfaqet e buzëqeshur krah Icardit, si për të thënë se nuk shqetësohet aspak për vendimin e trajnerit “zikaltër”.