Warren viziton Kosovën për 25-vjetorin e çlirimit
14 qershor 2024
| 12:52
Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka ndarë me ndjekësit takimin e tij me kolonelin, Chris Warren, pas 25 vitesh, me të cilin në 12 qershor 1999, hyri me helikopter në Kaçanik.
Me rastin e 25 vjetorit të çlirimit, Chris Warren, po qëndron në Kosovë, ku Tahiri e ka ftuar edhe në shtëpinë e tij.
“25 vjet prapa, unë u interesova që të kontaktojë me të dhe e në muajin shkurt të këtij viti e ftova që të vjen në Kosovë, në shënim të këtij 25-vjetori të çlirimit. Chrisi, siç shihet edhe në video, ishte një udhëheqës i vendosur, një burr i madh, i cili e kreu misionin e vet me fisnikëri, dhe me 4 gusht u kthye për në Angli”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.