Warriors e Bucks sigurojnë Konferencat, Spurs dhe Clippers sigurojnë ‘play-off’-in

08 prill 2019 | 16:24

Golden State siguron matematikisht vendin e parë në Konferencën e Perëndimit, pas fitores 131-104 ndaj Clippersave.

Pas një pjese të parë të ekuilibruar, skuadra kampione shkëputet në pjesën e dytë, me 7 lojtarë që realizuan mbi 10 pikë. Curry me 27 pikë ishte shënuesi më i mirë. Fiton edhe Houstoni, që mundi 149-113 Phoenixin, duke synuar vendin e dytë në Perëndim. Ndeshje e mirë e Hardenit, që realizoi 30 pikë e 13 rebound, mbështetur edhe nga Gordon me 26 pikë.

Fitorja e dytë radhazi për Lakersat, që mundi 113-109 Utah Jazz, ndeshje ku herë udhëhiqte njëri ekip e herë tjetri. Pope me 32 pikë ishte shënuesi më i mirë. Milwaukee dominon në Lindje, duke mundur 115-107 Atlanta, ndeshje ku vendasit kishin një epërsi të lehtë gjatë gjithë kohës. Antetokounmpo realizoi 30 pikë, duke bërë diferencën në parket. Jashtë fushe fiton San Antonio, që mundi 112-90 Clevelandin, sfidë ku Aldridge me 18 pikë ishte shënuesi më i mirë.

Rezultatet

Toronto – Miami              117-109
Cleveland – San Antonio 90-112
Minnesota – Oklahoma     126-132
Detroit – Charlotte           91-104
Indiana – Brooklyn           96-108
Memphis – Dallas            127-129
Houston – Phoenix          149-113
Milwaukee – Atlanta         115-107
Boston – Orlando            108-116
New York – Washington 113-110
Golden State – Clippers   131-104
Portland – Denver            115-108
Sacramento – New Orleans 129-133
Lakers – Utah Jazz           113-109

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka bërë me dije se…