Warriors mposhti Lakersat, Milwaukee dominon në Lindje
Kampionët e Golden State fituan 108-90 në fushën e Lakers, duke konsoliduar pozitat në krye të renditjes në Perëndim. Pas eliminimit nga gara për “play-off”, Lakersat vazhdojnë të luajnë me shumë djem të rinj, ndaj për Warriors ishte e lehtë fitorja. Për kampionët u dallua Cousins me 21 pikë.
Milwaukee fitoi 128-122 jashtë fushe, duke mundur Philadelphia, sukses që mban Bucks në vendin e parë në Lindje. Ndeshje me dy pamje, më e mirë për vendasit në pjesën e parë, ku u dallua Embidd, që realizoi një “triple double” (34 pikë, 13 rebound e 13 asistime). Në pjesën e dytë erdhi përmbysja e Milwaukee, ku shkëlqeu Giannis Antetokounmpo, autor i 45 pikëve dhe 13 rebound.
Skuadra e Sacramento, falë 23 pikëve të Hield, mundi 117-104 Cleveland, ndeshje e dominuar nga vendasit, që parën një epërsi të lehtë gjatë gjithë ndeshjes. Gjithsesi, kjo mbeti një fitore për statistikë, pasi të dyja ekipet janë jashtë zonës “play-off”.
Rezultatet
Philadelphia – Milwaukee 122-128
Sacramento – Cleveland 117-104
Lakers – Golden State 90-108