“Washington Post” njofton për përpjekjen e zhbërjes së Speciales dhe kundërshtimin e SHBA-ve
Gazeta prestigjioze e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, “The Washington Post”, ka njoftuar rreth nismës për ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale në Parlamentin e Kosovës.
“Washington Post” njoftoi edhe për kundërshtimin e madh në këtë çështje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Gazeta citon fjalimin e ambasadorit të SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie.
“Më duhet ta them se jam shumë i zhgënjyer që kjo gjë erdhi nga askund në këto ditët e fundit, pa kurrfarë debati publik për këtë çështje thellësisht të rëndësishme për të ardhmen e Kosovës. Kjo është e turpshme nga këndvështrimi im”.
“Nëse kjo iniciativë do të ketë sukses, atëherë do të ketë edhe implikime jashtëzakonisht negative për të ardhmen e Kosovës si pjesë e Europës. Do të konsiderohet nga SHBA si thikë pas shpine, Kosova do të zgjedhë izolimin, në vend të bashkëpunimit dhe e urrej ta them se do të kthehet ora prapa për Kosovën”, pohoi, pos tjerash, Delawie. (Klan Kosova)
Lajmi i kësaj gazete : https://www.washingtonpost.com/national/us-warns-kosovo-against-changing-the-law-on-special-court/2017/12/22/cdf111a4-e73c-11e7-927a-e72eac1e73b6_story.html?utm_term=.7c51faef9356