‘Washington Post’ për urën e Krimesë: Sulm i shërbimeve ukrainase

09 tetor 2022 | 08:02

Ura e Kerch-it, ose më mirë ura që lidh gadishullin e Krimesë me territorin e Krasnodarit në Rusi,  i është rikthyer sot pasdite trafikut, edhe pse të kufizuar pas sulmit të konkretizuar nga shpërthimi i një kamioni, që e ka shembur atë pjesërisht.

Dy trenat e parë të nisur nga Krimea kaluan normalisht urën, ndërkohë që trafiku i makinave, me një korsi, kishte filluar gjatë pasdites.

Ndërkohë, debati për autorët e sulmit mbetet i fortë, ashtu si pyetjet për përgjigjen e mundshme të Moskës pas sulmit ndaj një simboli të ndërtuar me urdhër të Putin, dhe të kushtuar rreth 3.7 miliardë euro për të celebruar aneksimin  e vetëshpallur të Krimesë në 2014.

Untitled collage 2 1280x720

Nga Kievi, këshilltari i presidentit Zelensky, Mykhailo Podolyak, ka deklaruar se sulmi është faktikisht një çështje e brendshme ruse, më saktësisht midis shërbimeve sekrete të njohura si FSB, pasardhëset e KGB-së, dhe ministrisë së mbrojtjes, që akuzohet gjithmonë e më hapur për paaftësi.

Ky interpretim mund të gjej mbështetje edhe në urdhrin ekzekutiv të Putin, që i ka dhënë pikërisht FSB-së urdhrin dhe përgjegjësinë e mbrojtjes se kësaj ure strategjike, që sot e tutje.

vlcsnap 2022 10 08 16h54m54s875 1280x720

Nga ana tjetër, burime ukrainase të botuara nga prestigjiozja Washington Post tregojnë për një përfshirje direkte të shërbimeve sekrete të Kievit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Granatimet në qytetin juglindor të Ukrainës, Zaporizhzhia, kanë vrarë të…