Haradinaj: Mafia energjetike me qendër në Serbi po lulëzon financiarisht nga xhepat e qytetarëve tanë
Shumë qytetarë janë ankuar se këtë muaj, faturat e rrymës, i’u kanë shkuar më të larta se zakonisht.
Ata kanë deklaruar se edhe pse kanë shpenzuar njëjtë me dhjetorin e vitit të kaluar, kësaj radhe ato kanë ardhur të ‘fryra’.
Në lidhje me këtë çështje ka reaguar për “Gazeta Blic” ish-deputeti, njëherësh zyrtar i AAK-së, Daut Haradinaj.
Haradinaj tha se kjo dëshmon qartë se ‘mafia energjitike me qendër në Serbi po lulëzon financiarisht nga xhepat e qytetarëve’.
Ai tha se kjo është arsyeja e anulimit të ‘Kosova e Re’ për t’i lejuar Serbisë dominimin energjitik në kurriz të qytetarëve.
“Kjo dëshmon qartë se mafia energjetike me qendër në Serbi po lulëzon financiarisht nga xhepat e qytetarëve tanë”
“Kjo ishte edhe arsya e anulimit të ‘Kosovës së Re’, duke ja lejuar Serbisë dominimin energjetik në kurriz të qytetarëve të Kosovës”, tha Haradinaj për “Gazeta Blic”.
Në lidhur me situatë të krijuar kanë reaguar edhe Zyra e Rrgullatorit të Energjisë (ZRrE).
Ata kanë potencuar se nuk ka rritje të çmimit të enrgjisë elektrike dhe se deri tani nuk kanë.pranuar ndonjë ankesë nga konsumatorët.
“ZRRE-ja, ka një proces për ankesat e konsumatorëve që konsumatorët e përdorin gjatë gjithë kohës për zgjidhjen e çështjeve në lidhje me leximin e njehsorëve, faturimin, dhe çështje të tjera.
Aktualisht, ZRRE-ja nuk ka pranuar ankesa zyrtare te konsumatorëve ne lidhje me faturat e muajit dhjetor 2023”“Çmimet e energjisë elektrike janë duke u aplikuar në te gjitha faturat e energjisë elektrike për energjinë e konsumuar sipas çmimeve te vendosura me datë 30 mars 2023 përmes vendimit V_1713_2023 nga Zyra e Rregullatorit për Energji, rrjedhimisht nuk ka ngritje të çmimit” thuhet në përgjigjen e tyre.