
WBA-ja ofron 22 milionë euro për Muriqin
15 korrik 2020
| 15:13
Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Vedat Muriqi mund ta vazhdojë karrierën në futbollin anglez.
Klubi i ri i Premierligës, West Bromwich Albion është i gatshëm t’i ofrojë 22 milionë euro për sulmuesin e Fenerbahçes.
E përditshmja turke “Sabah” raporton se klubi anglez i ka ofruar 22 milionë euro për Muriqin. Tash, i mbetet Fenerbahçes të vendos nëse do ta pranojë apo jo këtë ofertë. Fenerbahçe duhet t’ia japë 15 për qindëshin e kësaj shumë ish-klubit të Muriqit, Rizespor. Muriqi ka kontratë me Fenerbahçen deri në vitin 2023.